Dybala do të vazhdojë kontratën me Juventusin, pasi palët arritën marrëvshje

13:30 | 11 Tetor 2021

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala edhe për disa vite do të mbetet besnik i Juventusit.

Pasi ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me zonën e vjetër.

Gazzetta dello Sport ka raportuar se marrëveshja e arritur mes palëve do të zyrtarizohet brenda muajit tetor, kur Dybala do të nënshkruajë kontratën.

Me kontratën e re janë rritur edhe të ardhurat e tij, pasi tani Dybala do të fitojë 10 milionë euro në sezon, duke u bërë më i paguari tek Zonja e Vjetër.

Poashtu, kontrata e re e Dybalas është pesë vjeçare e cila do ta mbajë atë në Allianz Stadium deri në verën e vitit 2026.

27-vjeçari është pjesë e Zonjës së Vjetër që nga viti 2015 kur iu bashkua nga Palermo për 40 milionë euro. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara