Në janar do të hapet afati kalimtar i dimrit dhe Inter po vlerëson lëvizjet e mundshëm, por fillimisht do t’i duhet t’i largojë disa lojtarë.
Interi i Antonio Contes synon dy blerje të mëdha muajin e ardhshëm, De Paul nga Udinese dhe Papu Gomez nga Atalanta, transmeton Gazeta Express.
Christian Eriksen dhe Radja Nainggolan janë dy lojtarët që zikaltrit pritet të shesin në janar për të financuar blerjet e dy lojtarëve.
Këto shitje, në fakt, mund të sponsorizojnë blerjen e De Paul, i ndjekur prej kohësh nga zikaltrit, edhe pse mbetet një operacion i vështirë për shkak të kërkesave të larta të Udineses.
Tundimi është edhe Gomez, sipas Sky Sport.
Gomez mund të arrihet më lehtë duke qenë se i ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Gian Piero Gasperini dhe largimi i tij nga Atalanta është i sigurt.
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë