Dy gola të Edon Zhegrovës ishin të pamjaftueshëm për Lille që të marrë një fitore sot.
Skuadra ku luan super ylli kosovar barazoi 3:3 në shtëpi ndaj Strasbourgut në Ligue 1, shkruan Gazeta Express.
Zhegrova kaloi vendasit në epërsi në minutën e 15-të me një gol të bukur pas asistit nga Gomes.
12 minuta më pas, Zhegrova shënoi sërish, kësaj radhe me kokë për 2:0.
Mysafirët u kundërpërgjigjën me dy gola po ashtu në pjesën e parë me Santos dhe Emegha.
Madje, Strasbourg arriti edhe të kalonte në epërsi në minutën e 66-të nëpërmjet Nanasi.
Por, Jonathan David me një gol nga penalltia bëri që ndeshja të mbyllej pa fitues.
Këissoj, Lille tani ka shtatë pikë pas pesë ndeshjeve në pozitën e shtatë, teksa Strasbourg me një pikë më pak gjendet në vendin e 10-të.
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve