Dukagjini ka arritur një fitore të rëndësishme në shtëpi kundër Feronikelit, pasi i mposhtën këta të fundit me rezultat minimal 1-0.
Ndëshja në përgjithësi ishte lojë e hapur nga të dyja skuadrat, ku nuk munguan as rastet.
Zhbllokimi i rezultatit erdhi tek në minutën e 76-të kur Bujar Shabani shënoi njërin nga golat më të bukur deri tani në Superligën e Kosovës.
Ky ishte edhe goli i vetëm i takimit, i cili edhe ia dhuroi tri pikë të rëndësishme Dukagjinit.
Me këtë fitore, skuadra nga Klina tani gjendet në vendin e tetë me 14 pikë të grumbulluara, ndërsa Feronikeli mbetet në shifrat e 10-të pikëve dhe pozicionohet në vendin e fundit në renditjen tabelare./Arbresh.info
U.D Presidentja Haxhiu vlerëson mbështetjen e Suedisë për au...
Rama: Po e përmirësojmë infrastrukturën në Siqevë dhe në Sha...
56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë qendra
Bajrami: Mosdalja në votime protestë qytetare – është koha t...