Në ditën e fundit të dorëzimit të dokumentacioneve dhe kandidimeve, më 18 janar, skuadra e Delvinës ka propozuar surprizën, kandidatin e tretë për postin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili do të vendoset pas zgjedhjeve të 7 shkurtit.
Ish-arbitri Shpëtim Hala do të jetë kundërshtar i Armand Dukës dhe Bashkim Finos në këtë garë për postin e presidenti të FSHF-s.
Hala ka qenë gjyqtar në kategoritë inferiore në Itali për rreth 6 vite, më pas hoqi dorë nga ky profesioni për shkak të racizmit dhe dhunës verbale.
Pas kësaj, Hala vendosi të kthehet në Shqipëri, ku pasi tentoi të jetë vëzhgues pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe nuk u pranua, u mor me gazetari.Asambleja zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahet më 7 shkurt në “Hotel Adriatik” në Durrës, duke filluar punimet e saj që në orën 9 të mëngjesit.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira