Drita ka shënuar fitore si mysafir i Feronikelit 74 me rezultat 2-0 në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës.
Nënkampioni i Kosovës ishte më i mirë në pjesën e parë dhe golin e gjeti në fund.
Ishte Blerim Krasniqi që shënoi në minutën e 39-të për 1-0.
Edhe në pjesën e dytë të dy skuadrat tentonin të vinin te goli, por ishte Drita që e shtoi epërsinë.
Besnik Krasniqi ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 77-të për 2-0.
Drita merr fitoren e dytë me radhe dhe ngjitet në vendin e tretë me 12 pikë, ndërsa Feronikeli mbetet i nënti me 6 pikë. /Telegrafi/
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?