Sot (e shtunë) është një ditë zie për futbollin kosovar.
Legjenda Fadil Vokrri ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm duke tronditur të gjithë popullin shqiptarë me largimin e tij të parakohshëm, shkruan portali arbresh.info.
Mirëpo, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës do mbahet gjithmonë mend si njëri nga futbollistët më të mirë kosovar.
Vokrri, i cili nisi të merret me futboll që nga mosha 15 vjeçare, ishte në ekipin përfaqësues të Jugosllavisë, duke u bërë futbollisti i vetëm shqiptar që u paraqit në Përfaqësuese.
Ai me meritë e fitoi epitetin e legjendës së futbollit kosovar, pasi ishte bartës i flamurit olimpik në Lojërat Olimpike Dimërore në Sarajevë në vitin 1984, derisa në vitin 1987 ishte shpallur lojtari më i mirë në Jugosllavi.
Gjatë kohës si një lojtar, Vokrri kishte bartur fanellën e Prishtinës, Partizanit, Nimes, Fenerbahces, Bourges e Montlucon.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 17:00./arbresh.info/
Më videon më poshtë mund të shikoni disa nga driblimet e tij më të famshme gjatë karrierës:
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesi...
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...