Sot zhvillohet xhiroja e 34-të në Superligën e Kosovës në futboll, ndërsa të gjitha ndeshjet do të luhen në orarin e njëjtë, prej orës 15:00.
Klubi i Drenicës ka mundësi që sot ta sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.
Por, kjo nuk varet vetëm nga ekipi i Sami Sërmaxhajt, pasi duhet të shikohet edhe dueli tjetër mes Trepçës’89 dhe Gjilanit.
Në rast se Drenica sot mposht Arbërinë dhe Trepça ’89 pëson humbje nga Gjilani, atëherë skuadra nga Skenderaj do ta siguroj edhe matematikisht mbetjen në elitën e futbollit kosovar.
Kështu, ekipi i Drenicës do ta siguronte mbijetesën më herët sesa Llapi e Feronikeli, ekipe të cilat janë ende të rrezikuara. /Gazeta Express/
Policia ndalon katër persona për kalim të paligjshëm të kufi...
Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Urime për pjekurinë demokratike,...
Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...
Gjendet pa shenja jete një 86 vjeçar në Gjakovë
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje