Pas barazimit kundër Dritës me rezultat 1 me 1, Drenica ka marrë pikë edhe në takimin e sotëm (e mërkurë) kundër Prishtinës.
Takimi i mbetur i xhiros së tetë në kuadër të Superligës ndërmjet Prishtinës dhe Drencës është zhvilluar pasditen e sotme dhe mysafirët kanë arritur të marrin pikë në “Fadil Vokrri” duke mbyllur takimin pa gola, shkruan portali arbresh.info.
Pjesa e parë e ndeshjes nuk solli aspak raste dhe madje as nuk kishte goditje drejtë portës nga asnjëra skuadër.
Por, gjërat ndryshuan në fraksionin e dytë ku nikoqirët tentuan gjithçka për t’iu kthyer fitoreve duke goditur edhe shtyllën.
Sidoqoftë, rastet nuk u konkretizuan dhe klubet ndanë pikët duke barazuar me rezultat 0 me 0.
Prishtina në pozitën e gjashtë tani ka 13 pikë – shtatë më pak se Ballkani si lider, ndërsa Drenica gjendet në pozitën e tetë me nëntë pikë./arbresh.info/
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...