Nga 0-3 në 3-3, Dortmundi ka marrë një pikë të artë në ‘Sigan Iduna Park’
Borussia Dortmund nuk është thyer në shtëpi. Skuadra e Lucien Favre ka arritur që të përmbysë rezultatin kundër Paderbornit të mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula, për të rrëmbyer një pikë, raporton Gazeta Express.
Dortmund e nisi keq sfidën, duke pranuar tre gola për 45 minuta në pjesën e parë.
Streli Mamba 5’ dhe 37’ si dhe Gerrit Holtmann 43’ shënuan për mysafirët.
Vendasit në pjesën e dytë treguan tjetër fytyrë, dhe ia dolën deri në fund të barazojnë shifrat në 3-3.
Gjithçka nisi me Jadon Sancho 47’, kurse Axel Witsel shënoi për 2-3 në minutën e 84’, kurse krejt në fund, Marco Reus, në minutën 90 +2, shënoi për rezultatin përfundimtar 3-3.
Kështu, Dortmund vazhdoi me ecurinë pozitive ndër vite.
Hera e fundit kur Dortmundi humbi një ndeshje në shtëpi të zhvilluar ditën e premte, ishte viti 2004 dhe kjo ecuri pozitive do të vazhdojë.
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...