Dortmund i interesuar për sulmuesin kosovar Fisnik Asllani

14:39 | 9 Qershor 2026
E H

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani po vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në tregun e futbollit gjerman, me Borussia Dortmundin që mbetet skuadra më e interesuar për shërbimet e tij.

Sipas raportimeve të “Bild”, mes drejtuesve të Borussia Dortmund dhe përfaqësuesve të lojtarit ka pasur kontakte të fundit, duke konfirmuar interesimin për 23-vjeçarin. Megjithatë, klubi verdhezi po kërkon kohë, pasi prioritet aktual mbetet riorganizimi i skuadrës.

Mundësia e transferimit të sulmuesit të TSG Hoffenheim në Dortmund thuhet se do të rritej në rast të largimit të njërit prej lojtarëve ofensivë si Serhou Guirassy apo Karim Adeyemi gjatë afatit kalimtar veror.

Nga ana e tij, Asllani shihet pozitivisht ndaj një kalimi te një klub i madh si Dortmundi, duke e konsideruar si hap të rëndësishëm në karrierën e tij dhe mundësi për të luajtur në nivelet më të larta të futbollit evropian.

Ndërkohë, interesimi për reprezentuesin e Kosovës nuk kufizohet vetëm te Dortmundi, pasi edhe RB Leipzig dhe disa klube të tjera gjermane po e ndjekin nga afër situatën e tij në tregun e transferimeve./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale