Borussia Dortmund ka bërë një gabim të pafalshëm i cili në fund të sezonit mund t’i kushtojë edhe me titullin e kampionit.
Lojtarët e Lucien Favre kanë lëshuar dy pikë të rëndësishme në udhëtimin kundër Nurnberg, shkruan lajmi.net.
Rezultati përfundimtar i takimit ishte 0:0 dhe ishte befasues për të gjithë audiencën sportive.
Kështu, Dortmund del me vetëm një pikë nga ndeshja me skuadrën që renditet e fundit në tabelën e Bundesliga.
Tashmë, liderët e ligës gjermane kanë vetëm tri pikë më shumë sesa Bayern, dhe kështu japin mundësinë që gara të rihapet seriozisht.
Kujtojmë se deri në fund të stinorit, Dortmund kanë një ndeshje për të luajtur në ‘Allianz Arena.
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra