Donnarumma në krye të listës së dëshirave të Chelseat

18:03 | 2 Mars 2021

Chelsea vazhdon të jetë në kërkim të një portieri të denjë, pasi stafi nuk ka qenë i kënaqur me gardianët që ka në dispozicion.

Me gjithë shpenzimet marramendëse për Kepa Arrizabalaga, Blutë akoma nuk e kanë zgjidhur problemin për portën e tyre.

Eurosport njofton se Gianluigi Donnarumma mbetet në krye të listës së dëshirave të klubit anglez.

Portieri i Milanit akoma nuk ka nënshkruar kontratë të re duke u lënë hapësirë klubeve të interesuara që të kërkojnë shërbimet e tij.

Në afatin kalimtar veror pritet që Chelsea të bëjë ofertë për portierin 22-vjeçar. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara