Boksierja Donjeta Sadiku (-60 kg) është fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Stamboll të Turqisë.
Është medalja e parë zyrtare për senior për boksin e Kosovës dhe boksierës sonë ia dha sot.
Trimëresha e Kosovës, për medaljen e bronztë, u shpërblye edhe me 25 mijë dollarë nga organizatori i Kampionatit Botëror.

Selektori i Kosovës (femrat), Faton Xhakli, futet në histori për këtë sukses së bashku me trajneren Mariola Sallauka.

Suksesi i Donjetës pritet të ringjall boksin e Kosovës, duke paralajmëruar se rrugës së vajzës së bronztë mund ta ndjekin edhe boksierët tjerë të Kosovës./Telegrafi/
“T’kom djalë vallahi” – takim i veçantë i Kurtit me lo...
Pas 15 vjetësh, Japonia drejt rindezjes së centralit më të m...
Incidenti me pije, sqarohen Labi dhe Klodi
Gjykata Themelore shqyrton rastin e tre serb të akuzuar për...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Pas Lindon Emërllahut, ekipi ukrainas nis punën edhe për yll...