Në Argjentinë janë të çmendur pas futbollit. Pasioni për lojën më të bukur me top, në Amerikën Latine është i madh, ndërkohë që i gjithë populli argjentinas po shijon e feston fitimin e Kupës së Botës për herë të tretë.
Tani është koha për të mbajtur premtimet dhe Dario Benedetto do e mbajë fjalën e dhënë. Sulmuesi i Boca Juniors, një idhull në “Bombonera”, ka veshur pesë herë fanellën e kombëtares albiceleste.
Përpara fillimit të Botërorit Katar 2022, 32-vjeçari deklaroi se do bënte tatuazh Leo Messin nëse kupa rikthehej në Buenos Aires. “Po bëj një tatuazh të Leo Messit. E premtova dhe do e mbaj fjalën.
Dua ta falënderoj gjithmonë Leon për fitimin e Kupës së Botës me Argjentinën”, u shpreh sulmuesi, i cili luajti vetëm pesë herë përkrah idhullit të tij në Kombëtare./SS
Të paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore
PSRK me aksion në ndërmarrjen ‘Ekoregjioni’, bas...
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...