Novak Djokovic ka vazhduar të këndojë këngë nacionaliste serbe për shtetin e Kosovës. Tenisti serb kësaj radhe këtë e ka bërë në qytetin e Budvas të Malit të Zi.
Ai me ftesë të kryetarit të bashkisë së Budvas po qëndron në Mal të Zi ku pritet të marrë titullin “Qytetar Nderi” i këtij qyteti.
Për mirëseardhjen e tij u organizua një darkë ku mes të tjerash janë kënduar këngë nacionaliste serbe.
“Oj Kosovo, Kosovo”, titullohet kënga antishqiptare më të cilën Gjokoviç është harbuar me miqtë e tij.
Në video shihet tenisti serb duke valëvitur një facoletë në ndjekje të ritmit të këngës.
Djokovic është një ultranacionalist i shpallur. Javë më parë ai prodhoi një skandal botëror duke u futur në shtetin australian disa ditë pasi ishte shëruar nga koronavirusi. Ai nuk është i vaksinuar pasi nuk beson në virus dhe kësisoji prodhoi skandalin e madh.
Ai për disa ditë u mbajtë nga shteti australian në qendrën e refugjatëve deri sa çështja e tij mori zgjidhjen përfundimtare, e cila ishte kthimi prapa në Serbi.
Vendimi i shtetit australian ia pa mundësoi pjesëmarrjen në turneun e famshëm të tenistit “Australian Open”, i cili është duke u zhvilluar.
Guardiola: Messi është futbollisti më i mirë ndonjëherë
Tetë këshilla si të parandaloni grumbullimin e pluhurave në ...
A e dini se kafeja është e thartë? Ja se si mund të ndikojë ...
Roboti dirigjent bën debutimin në Gjermani
Pesë ushqime që shkaktojnë probleme me hormonet
Mbrojtësi danez flet pas përballjes me Yamalin: Unë do të lu...