Djali i Samuel Eto’o nënshkruan për Vitoria Guimaraes

22:21 | 27 Shtator 2021

Klubi portugez, Vitoria Guimaraes, ka njoftuar se e ka transferuar Etienne Eto’o si futbollist të lirë për ekipin e tyre U-23.

Djali i legjendës Samuel Eto’o tash do të vazhdoj të zhvillohet brenda grupmoshave të klubit të tij të ri, në përpjekje që të përfshihet në ekipin e parë.

19-vjeçari ka qenë pa klub prej se u largua nga klubi spanjoll, Real Oviedo, në fund të sezonit 2020/2021.

Vitoria Guimaraes U-23 aktualisht luan në Liga Revelacao U-23 dhe është në vend të tretë në tabelë me gjashtë pikë të arkëtuara nga tri ndeshje.

Etienne është pjesë e Kamerunit U-20, si edhe ka luajtur për ekipet e reja të Mallorca, Baleares e Oviedo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Etienne Eto’o Pineda (@etienne.ep9)

Ai ishte pjesë e skuadrës së Kamerunit nën 20 vjeç që mori pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës U-20 që u mbajt në Mauritania.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara