Djali i Michael Schumacher, Mick, do të marrë pjesë në organizmin e Spa për të nderuar 25 vjetorin e fitores së babait të tij në Formula 1.
Mick Schumacher, 18 vjeç, do të ngasë makinën Benettonin B194, me të cilën në vitin 1994 babai morri titullin e kampionit, trasmeton portali arbresh.info

“Pa dyshim, që gjithnjë kam dashur të bëj këtë”, ka shkruar Mick Shumacher në një post në Instagram.
Mik sikurse babai i tij, premton shumë në këtë lloj sporti dhe qëndron i 11-ti në Kampionatin Europian F3 këtë sezon.
Për më shumë se tri vite, jeta e Michael Schumacher ka ndryshuar, që kur ai pësoi aksident në një qendër skijimi.

Gjendja e tij mjeksore mbetete e paqartë, pasi ai pësuar lëndime serioze.
48-vjeçari vazhdon të marrë trajtim specialist në shtëpinë e tij në Zvicër.
Menaxherja e tij, Sabine Kehm, përmes një deklarate ka theksuar se ‘shëndeti i Michael nuk është çështje publike, prandaj ata nuk do të japin asnjë koment në lidhje me të’./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BYLILBdna9F/
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...