Djali i Cristiano Ronaldos duket se është duke ndjekur hapat e babait të tij pas ka shënuar një tjetër supergol.
Në një video të postuar nga Ronaldo në rrjetin social Instagram, shtatë vjeçari shfaqet duke realizuar një gol të bukur nga goditja e lirë në stilin e babait të tij, transmeton portali arbresh.info.
Ai shfaqet duke qëndruar me plotë besim afër topit duke mbajtur trupin drejt ashtu si këmbët dhe krahët.
Topi i goditur në mënyrë perfekte kalon mbi murin prej tre personave duke përfunduar në qosh të portës.
Sulmuesi portugez dëgjohet në prapavijë duke festuar golin spektakolar nga djali i tij./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BcHqkWUFbFh/
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...