Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është ngjitur në pozitën e pestë në ranglistën botërore të xhudos.
Krasniqi, pas fitores në Grand Prix të Hagës, – ku rrembeu medaljen e artë – është futur në top 5 të ranglistës botërore të xhudos për kategorinë deri në 52kg, me 2894 pikë.
Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka publikuar dje renditjen më të re të xhudistëve nga e gjitha bota.
Ndërkohë, Majlinda Kelmendi, po ashtu në kategorinë e njëjtë si bashkëkombësja e saj Distria, radhitet e 3-ta me 3520 pikë.
Krasniqi është ngjirtur për plot gjashtë vende në ranglistë pas sukseseve të kohëve të fundit.

Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë