Distria Krasniqi ka shtuar një tjetër medalje në sirtarin e saj, të dytën brenda një jave.
Këtë herë, nënkampionia e Evropës fitoi të bronztën në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Hagë të Holandës.
Distria fitoi të bronztën në kategorinë deri -48 kilogramë, derisa në konton e saj shtoi edhe 350 pikë Olimpike, para kjo garë vlen për pikë kualifikuese në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
Në luftën për të bronztën përmes repesazhit, Distria mposhti kinezen, Yanan Li, për më pak se 20 sekonda. Në përgjithësi, ajo shënoi katër fitore dhe një humbje në çerekfinale nga japonezja, Aya Sakagami.
Akil Gjakovës (-73 kg) garon nesër, kurse Loriana Kuka (-78 kg), që garon të dielën. Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova nuk kanë marrë pjesë në këtë Grand Prix.
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...
Bayerni fiton në frymën e fundit ndaj Real Madridit, dhe kua...
Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve