Detaje të reja që qëndrojnë pas vendimit të Kylian Mbappe dhe ndryshimet që do të ndodhin te PSG

18:51 | 21 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Kylian Mbappe pa dyshim është një nga lojtarët më të mirë në qarkullim dhe interesimi i Real Madridit për të ishte normal.

Por ylli i ri francez ka vendosur të qëndrojë te PSG edhe për disa vite.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano, ka zbuluar detaje të reja rreth vendimit të Mbappes, duke thënë se ka qenë vet lojtari që e ka telefonuar Florentino Perezin për t’i thënë se do të qëndrojë në PSG.

Kontrata e re dhe largimet te PSG

Gjatë ditëve të fundit ka patur shumë lajme që Mbappe mund të qëndroj në PSG, pasi klubi përveç parave i ka ofruar edhe vendimmarrje në projektin e ri.

Kontrata e tij do të jetë deri në vitin 2025 dhe tashëm është nënshkruar mes palëve.

Trajneri Mauricio Pochettino dhe drejtori sportiv Leonardo, do të largohen gjatë verës. PSG tashmë i ka opsionet për zëvendësimin e tyre.

Nëna e Mbappes i përgjigjet me zemërim Real Madridit

Real Madridi dhe mediat përreth tyre, kanë qenë të zemëruara me yllin e ri francez dhe vendimin që ai mori.

Por Fayza Lamari, nëna e Mbappes, ka zbuluar se nuk ka pasur kurrë një marrëveshje të kryer me Real Madridin. “Nuk ka pasur kurrë një marrëveshje të plot të konfirmuar me klubin”, ka thënë ajo.

Presidenti i La Ligas, del në mbrojtje të Real Madridit

Javier Tebas, president i La Ligas ka dalur në mbrojtje të Real Madridit, duke e akuzuar ashpër PSG-në.

“Atë që po e bën PSG me rinovimin e Mbappe pas humbjeve prej 700 milionë euro këtë sezon, ata do t’i japin lojtarit paga në vlerë 600 milionë euro dhe kjo është fyerje për futbollin.

Shpërndaje në rrjete sociale