Kylian Mbappe thuhet se ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Real Madridin, sipas gazetës spanjolle MARCA.
Mediumi spanjoll publikojë edhe fitimet që do t’i ketë francezi te Los Blancos, ndërsa Mirror Football ka dalë me një listë të re.
Sipas tyre, 25-vjeçari do të fitojë 15 milionë euro në sezon te klubi spanjoll, duke mos përfshirë bonusin nga fitimin i trofeve, golave, të drejtat e imazhit e të tjera.
Kujtojmë se ylli francez te PSG fitonte 72 milionë euro në vit.
Me të nënshkruar kontratën, Mirror bën të ditur se Mbappe do të arkëtojë një bonus 150 milionë euro që do të paguhet për pesë vitet e kontratës.
Duke qenë kështu, sa do të fitojë ylli francez nga Real Madridi për këto pesë vite nga shumat tashmë të publikuara: 45 milionë euro në sezon, 3.7 milionë euro në muaj, 865 mijë euro në javë, 123 mijë euro në ditë, Pesë mijë euro për orë./Arbresh.info/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari