Skuadra e Barcelonës po vazhdon me formën e luhatshme.
Benfica ka arritur një fitore të madhe pasi mposhti Barcelonën me rezultat 3-0, shkruan lajmi.net.
Portugezët e nisën shumë mirë ndeshjen dhe kaluan në epërsi pas vetëm tre minutave lojë.
Darwin Nunez shfrytëzoi për mrekulli një kundërsulm për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij.
Gjiganti spanjoll pati disa tentime, megjithatë asnjë prej tyre nuk ishte drejt portës kështu pjesa e parë u mbyll 1-0.
Edhe pjesa e dytë, befasisht i takoi Benfikës që nuk u përpoq të mbronte rezultati por sulmonte vazhdimisht.
Golin e sigurisë për vendasit e realizoi Rafa Silva në min e 69, ndërsa dhjetë minuta më vonë Nunez shënoi golin e dytë personal për rezultatin përfundimtarë 3-0.
Pas dy xhirove të para në grupin E, Benfica zë pozitën e dytë me katër pike, ndërsa Barcelona si rrallë here ndodhet në vendin e fundit pa asnjë pike.
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...
“Jo direkt votim”, PDK kërkon diskutim për buxhetin 2026
Kuvendi miraton 18.6 milionë euro për forcimin e shëndetësis...