Didier Deschamps ka shpjeguar vendimin e tij befasues për të zëvendësuar dy futbollistë që në pjesën e parë të finales së Kupës së Botës “Katar 2022”, që u zhvillua të dielën.
Franca në finale u përball me Argjentinën, me këtë të fundit që triumfoi pas ekzekutimit të penalltive.
Giroud dhe Dembele u larguan nga loja në minutën e 41-të, pasi Deschamps vendosi t’i zëvendësojë me Thuram dhe Kolo Muani.
“Po të kishim humbur 3-0, nuk mund të ankoheshim. Nuk bëmë gjërat e duhura për një orë, por më pas me shumë guxim, energji dhe cilësi e çuam Argjentinën në limite”, tha përzgjedhësi francez.
“Nëse i kam bërë ato ndryshime aq herët, është sepse nuk isha i kënaqur dhe u ndjeva i bindur se mund të bënim më mirë”, shpjegoi ai.
“Kjo nuk do të thotë se lojtarët që u larguan ishin më fajtorë se të tjerët”, deklaroi Deschamps.
Të paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore
PSRK me aksion në ndërmarrjen ‘Ekoregjioni’, bas...
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...