Dukagjini dhe Malisheva kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e parë të javës së 27-të në BKT Superligën e Kosovës.
“Derbi i mbijetesës” i zhvilluar në stadiumin “18 qershori” në Klina ka qenë shumë i luftuar nga të dyja skuadrat, por pa sjell fitues.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat kërkonin golin e epërsisë, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.
Dukagjini pati një rast ideal në minutën e 27-të duke goditur shtyllën, ndërsa në minutat shtesë pati një rast të diskutueshëm, por gjyqtari Mervan Bejtuallu ndëshkoi Hasan Hysenin me të verdhë për simulim, edhe pas rishikimit të VAR-it.
Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë, e fortë nga të dyja skuadrat, por edhe me ndërhyrje dhe karton për të dyja skuadrat.
Megjithatë, as në këtë pjesë skuadrat nuk arritën ta gjejnë golin dhe ndeshja u mbyll me barazim 0-0.
Pas këtij barazimi, Malisheva mbetet e pesta me 34 pikë, ndërsa Dukagjini zë vendin e tetë me 30 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, klinasit luajnë ndaj Ballkanit, ndërsa Malisheva ndaj Prishtinës.
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...