Real Madridi ka fituar derbin e qytetit ndaj Atleticos dhe prenë biletën për fazën tjetër në Kupën e Mbretit. Real Madridi mposhti Atletico Madridin 3:1.
Koha e rregullt në këtë ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1.
Me golat në minutën e 19’ nga Alvaro Morata për Atleticon, kurse Rodrygo në të 79’ barazoi gjithçka.
Gola më nuk u shënuan në brenda 90 minutave lojë, duke shkuar kështu në vazhdime.
Në minutën e 99’ Stefan Savic bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Eduardo Camavinga dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Duke lënë kështu skuadrën e Atleticos me 10 lojtarë.
Kjo favorizoi edhe më shumë ekipin e Carlo Ancelotti.
Në minutën e 104’ pas një aksioni të ndërtuar mirë ‘Mbretërit’ shënuan.
Ishte Karim Benzema ai që realizoi dhe përmbysi rezultatin.
Edhe pse me 10 lojtarë ‘rojiblancos’ tentuan të barazojnë, megjithatë nuk ia arritën.
Kurse rezultatin 3: 1 e vulosi Vinicius Jr, braziliani realizoi një gol të bukur në kohën shtesë.
Kështu Real Madridi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja