Depay ose Aubameyang, vetëm njëri prej tyre do të largohet nga Barcelona

17:56 | 8 Gusht 2022
KRG

Njëri nga Memphis Depay ose Pierre-Emerick Aubameyang do të largohet nga Barcelona.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, vetëm njëri prej tyre do të largohet në afatin kalimtar të kësaj vere.

Më afër largimit duket të jetë Depay, përfaqësuesit e të cilit janë duke negociuar me Barcelonën për të shkëputur kontratën.

Nëse arrihet marrëveshja për shkëputje të kontratës, sulmuesi holandez pastaj do të mund të largohet si lojtar i lirë.

Juventusi është një nga klubet e interesuara për shërbimet e 28-vjeçarit.

Në anën tjetër, për Aubameyangun më herët është raportuar se interesim ka shprehur Chelsea, por deri më tani nuk ka ndonjë lëvizje konkrete.

Shpërndaje në rrjete sociale