Depay më në fund dëshiron largimin, Barcelona në bisedime me avokatët e tij

09:00 | 3 Gusht 2022

Memphis Depay ka shprehuri interesim të largohet nga skuadra katalunase, Barcelona.

Avokatët e holandezit gjenden tashmë në zyrat e Barcelonës.

Depay ishte transferuar si lojtarë i lirë tek katalunasit  me një marrëveshje dy vjeçare nga skuadra e Olympique Lyon.

Trajneri aktual i Barcelonës, Xavi Hernandes, ia ka bërë me dije lojtarit se  në sezonin e ardhshme nuk do të llogaritë nën shërbimet e tij, duke i thënë se një largim do të ishte alternativa e tij më e mirë. Barcelona tashmë e ka nxjerrë në shitje dhe ka kërkuar një shumë prej 20 milionë eurosh për shërbimet e tij, shkruan arbresh.info.

Depay, i cili në fillim hezitoi të largohej, sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, tani ka pranuar fatin e tij dhe është gati të largohet nga Barcelona.

Megjithatë, për ta bërë këtë, holandezi po kërkon nga katalunasit që t’i ndërpresin kontratën dhe ta lënë atë të largohet si lojtar i lirë, andaj edhe ka angazhuar avokatët e tij në mënyrë të kenë një marrëveshje me klubin.

Nëse arrihet një marrëveshje e tillë, Depay do të konsideronte vetëm largimin nga Barcelona për një klub të mirë, edhe atë nëse mendon se është projekti i duhur për karrierën e tij.

Tottenham Hotspur ka qenë shumë i lidhur me një lëvizje me holandez, por ai heziton të kthehet në Premier League pas sprovave të tij në Angli me Manchester United, shkruan “barcauniversial”, përcjell arbresh.info.

Ndërsa kohëve të fundit, interesim për të ka shprehur edhe skuadra e Italisë, Juventus, por ende nuk ka pasur ndonjë gjë zyrtare.

Mbetet të shihet në të ardhmen, se ku do të vazhdojë karrierën holandezi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale