Xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës në futboll do të luhet në mesjavë.
Sot në zyret e FFK-së janë caktuar edhe gjyqtarët që do ndajnë drejtësin në këto sfida, shkruan Arbresh.info.
Gjatë ditës së mërkurë në përballje janë Gjilani-Liria aty ku gjyqtari kryesor është Mentor Ajeti me ndihmësit Bujar Selimaj dhe Bekim Rama.
Malisheva-Llapi është tjetër sfidë që zhvillohet ditën e mërkurë, ku këtë sfidë pritet t’a referojë Alban Shala.
Fushë Kosova do të jetë nikoqire e Ballkanit ndërsa në këtë sfidë drejtësia do të ndahet nga Isak Cerroviku.
Dy sfidat e së enjtes janë Prishtina-Dukagjini që mund të cilësojmë si kryendeshja në xhiro, drejtësinë do të ndajë Dardan Çaka me ndihmësit Drilon Rexhepi e Pashtrik Burrniku.
Sa i përket duelit të Feronikeli’ 74 ndaj Dritës, referi kryesor i kësaj sfide është Genc Nuza./Arbresh.Info/

Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit