Më 25 nëntor, Kosova përballet me Norvegjinë në udhëtim, në kuadër të parakualifikimeve për “FIBA Eurobasket 2025”.
Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 në Bergen, në paletrën “Haukelandshallen”. 1200 bileta kanë dalur në shitje, duke respektuar masat anti-Covid në Norvegji.
Basketbollistët e Kosovës shpresojnë në përkrahjen nga tifozët shqiptarë në Norvegji, ashtu siç i kanë përkrahur në çdo përballje që kanë zhvilluar si mysafirë.
Gjithashtu kjo është një mundësi e mirë për diasporën shqiptare në Norvegji të përkrahin basketbollistët e Kosovës në këtë ndeshje shumë të rëndësishme.
Kjo është hera e parë që takohen Norvegjia dhe Kosova, ndërsa për norvegjezët është ndeshja e parë kualifikuese pas 20 vjetësh.
“Dardanët”, pas sfidës me Norvegjinë. Më 28 nëntor takohen me Danimarkën në Prishtinë./Arbresh.info
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...
Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ...
Rama me letër të hapur për Kurtin
Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanto...
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...