Përfaqësuesja U17 e Kosovës në futboll (femrat), e ka startuar me fitore rundin e parë kualifikues për Evropianin e vitit 2023, në kuadër të Ligës B. Të martën, në ndeshjen e luajtur të Grupit 2 në Rrogozhinë, Kosova ka triumfuar me rezultatin e thellë 9:0 ndaj Moldavisë.
“Dardanet” e reja shënuan pesë gola në pjesën e parë, ndërsa në të dytën i shtuan edhe katër për ta kompletuar këtë fitore bindëse.
Sulmuesja Alba Shabani ka shënuar katër gola në këtë përballje (2’, 17’, 22’, 78’).
Serinë e golave, Shabani e hapi në minutën e dytë, ndërsa “hat-trickun” e kompletoi 20-të minuta më vonë. Golat tjerë për Kosovën i shënuan edhe Rita Feka (15’), Shenarta Bela (28’, 53’), Elona Paci (70’) dhe Aurora Mulliqi (74’).
Ndeshjen e radhës, Kosova e luan të premten kundër Maqedonisë së Veriut, ndërsa të hënën e ardhshme përballet me Shqipërinë në duelin e fundit në grup.
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA