Faqja zyrtare e FIBA Europe Cup i ka kushtuar një artikull ndeshjeve kualifikuese që do të zhvillohen nga nesër deri më 30 shtator.
FIBA Europe Cup publikoi një listë me 10 basketbollistët që duhet shikuar në këto kualifikime.
Në këtë listë ndodhet edhe Dardan Berisha, i cili u rikthye këtë sezon te Sigal Prishtina.
Faqja zyrtare e FIBA Europe Cup për Berishën shkroi: “Një lojtar që është sinonim i FIBA Europe Cup. Berisha ka qenë kryesori i edicioneve të mëparshme të Sigal Prishtinës në garë, duke përfshirë mesataren e 27.7 pikëve për lojë në sezonin 2019/2020. Reprezentuesi kosovar do të jetë i etur për të siguruar që skuadra e tij të arrijë në sezonin e rregullt për herë të gjashtë në historinë e tyre – duke arritur në raundin e 16-të në 2019”.
Kujtojmë se Sigal Prishtina është e vendosur në “Turneun B”, ku skuadra CBet Jonava nga Lituania është e zgjedhur si nikoqire e turneut. Turneu do të zhvillohet në datat 27-30 shtator.
Për shkak të paraqitjeve të suksesshme në të kaluarën në Evropë, skuadra nga kryeqyteti i Kosovës pret në gjysmëfinale fituesin e ndeshjes çerekfinale Cedevita Junior – Kalev/Cramo.
Skuadra tjera pjesëmarrëse në këtë turne janë: CBet Jonava, SCMU Craiova dhe Kapfenberg Bulls.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Parashikimi i motit për sot
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...