Dani Alves do të vazhdoj të luaj futboll, së paku edhe për një tjetër vit.
Mbrojtësi brazilian karrierën do ta vazhdoj në Meksikë, ku tanimë ka arritur marrëveshje me skuadrën meksikane Puma.
Mediat e ndryshme meksikane kanë raportuar se braziliani i ka dhënë përgjigje pozitive skuadrës Puma dhe së shpejti pritet zyrtarizimi i tij.
Dani #Alves is on the verge of joining #Pumas. #transfers ??
— Nicolò Schira (@NicoSchira) July 21, 2022
38-vjeçari pritet që gjatë orëve të ardhshme t’i kryej vizitat mjekësore para se të nënshkruajë kontratën me Puman.
Alves u largua më 1 korrik nga Barcelona pas qëndrimit disa mujor tek gjiganti katalunas.
Për reprezentuesin brazilian Puma do të jetë skuadra e shtatë në karrierë pasi ai më parë ka luajtur për Bahian, Sevillën, Barcelonën, Juventusin, PSG-në dhe Sao Paolon. /Telegrafi/
Haxhiu pret përfaqësuesit e komunitetit Ashkali: Diversiteti...
Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë
Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që n...
Tym në objektin e AKP-së në Prishtinë, intervenojnë zjarrfik...
Sali Berisha uron Kurtin për rizgjedhjen në krye të qeverisë
Reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e kr...