Kroacia mund të ketë qasje tjetër ndaj Argjentinës, por nuk do të ketë ndryshime të mëdha gjithnjë sipas trajnerit, Zlatko Dalic.
Ndeshja në Kaliningard përfundoi në dobi të kroatëve me rezultat 2-0 në një lojë të dominuar.
Duke parë që po vjen përballja me Argjentinën, Dalic ka thënë se është duel i rëndësishëm, por ai nuk do të bëjë ndryshime të mëdha.
“Ne do të respektojmë të gjithë kundërshtarët, sidomos Argjentinën, por ne duhet që t’u përshtatemi”.
“Ne do të luajmë me stilin tonë. Ne jemi në krye të grupit”.
“Do të kemi disa ndryshime, por nuk do të kalkulojmë. Ne do të luajmë lojën tonë. E kam thënë pas shortit se do të jetë një prej ndeshjeve më të lehta për ne. Do të jetë kënaqësi të luajmë ndaj një prej ekipeve më të mira në botë”.
“Ne do të luajmë lojën tonë më të mirë. Ne kemi analizuar Argjentinën në detaje. Por, ne e kemi lënë prapa Nigerinë, e do të luajmë stilin tonë të lojës edhe pse respektojmë shumë Argjentinën”, deklaroi Dalic.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...