Trajneri i kombëtares së Kroacisë, Zlatko Dalic ka konfirmuar një lëndim të Marcelo Brozovic.
Gjysmëfinalja e Kupës së Botës mes Kroacisë dhe Argjentinës nuk shkoi aspak mirë për kroatët, që përpos rezultatit, panë të lëndohet edhe Marcelo Brozovic.
Brozovic u zëvendësua në pjesën e dytë dhe kjo lëvizje u pa si e befasishme. Por, pas ndeshjes, Dalic zbuloi arsyen.
“Marcelo ndjeu një kërcitje në muskujt e tij dhe kështu vendosëm të mos e përdorim deri në fund”, tha Dalic.
“Ne zgjodhëm të ruanim atë për ta pasur në dispozicion për ndeshjen që vlen për vendin e tretë”, shtoi ai.
Kroacia luan për pozitën e tretë me humbësin e sontëm, mes Francës dhe Marokut.
AUV tërheq nga tregu produktin ushqimor për foshnje Aptamil
Të paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore
PSRK me aksion në ndërmarrjen ‘Ekoregjioni’, bas...
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës