Rubin Kazan u mposht 3-1 si mysafir ndaj Spartakut të Moskës, teksa golin e vetëm për Rubinin e shënoi Mirlin Daku në minutën e 77.
Sulmuesi i kombëtares u asistua nga Dardan Shabanhaxhaj, teksa e kontrolloi bukur topin në zonë duke iu shmangur mbulimit të mbrojtësit kundërshtar dhe me një goditje të fortë nuk i la asnjë shans portierit të Spartakut.
Ky ishte goli numër nëntë për Dakun në këtë sezon të elitës ruse, teksa 26-vjeçari ka në llogarinë e tij edhe katër asistim
Daku është shndërruar në një prej elementëve kryesorë për Rubin Kazan duke rezultuar aktualisht edhe si golashënuesi më i mirë i skuadrës.
Forma e shkëlqyer e Dakut në këtë fund të sezonit është edhe një ogur i mirë për kombëtaren dhe trajnerin Sylvinho në prag të Euro 2024, me kuqezinjtë që janë pjesë e Grupit B së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit