Counter-Strike: Global Offensive është një nga lojërat elektronike më në trend në Kosovë dhe krejt kjo falë Bad News Eagles.
Skuadra kosovare ka bërë disa arritje të mëdha në arenën ndërkombëtare dhe tashmë renditen në pozitën e 18 në ranglistën e përgjithshme botërore.
Padyshim, nga më të dalluarit është Rigon ‘rigoN’ Gashi, përcjell lajmi.net.
Sipas statistikave të publikuara së fundmi, rigoN është lojtari i tretë më i mirë në botë, kur bëhet fjalë për meçet kundër top 30 skuadrave të para në botë.
Para tij janë vetëm s1mple (1.40) dhe NiKo (1.33), kurse rigoN vjen i treti me 1.30. Top pesën e mbyllin yek1ndar me 1.30 dhe stavnCS me 1.29.
Shifrat në fjalë shprehin atë që njihet si “Impact Rating’, e që mblidhen nga numri i vrasjeve për raund, mbijetesave për raund dhe numrin e ‘multivrasjeve’ për raund.
Statistikat janë nxjerr nga ‘pley.gg’.
Vengu: Shqipëria e gatshme të rrisë kontributin në misionet ...
KQZ-ja del me njoftim të ri për procesin zgjedhor në përfaqë...
Hekuran Gashi nga LVV u drejtohet mërgimtarëve: Ju jeni ura ...
Manchester City fiton në fushën e Nottingham Forest
Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë
KFOR njofton për disa punime që po bëhen në kampin e Bondste...