Pas gjithë fokusit të kthyer te transferimi i tij prej 100 milionë euro nga Real Madridi në Juventus, Cristiano Ronaldo duket se është duke u vendosur mirë te klubi i ri.
Cristiano Ronaldo nisi stërvitjet me skuadrën këtë javë dhe vazhdoi kështu edhe të enjten, transmeton portali arbresh.info.
Juventusi do të jetë në aksion për ndeshjen kundër Real Madridit, por duke marrë parasysh që ka marrë pjesë vetëm në stërvitjet pas pjesëmarrjes së tij me Portugalinë në Kampionatin Botëror, nuk pritet që të jetë i përfshirë në lojë.
Kur Ronaldo të shpallet i gatshëm për të luajtur, atëherë do të jetë intriguese për të parë se kur Massimiliano Allegri do të vendos për debutimin e tij.
Si një lojtar që është në gjendje për të pasur ndikim të madh në front, Ronaldo ka shënuar 44 gola në përgjithësi sezonin e kaluar te Real Madridi.
Sulmuesi pritet të jetë i gatshëm kur Juventusi të përballet me Chievon në Serie A më 18 gusht./arbresh.info/
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më sh...
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit