Superylli Cristiano Ronaldo ka shpëtuar sërish Real Madridin.
Pas golit kundër Juves që i siguroi vazhdimin tutje në Ligë të Kampionëve, sulmuesi portugez ka shpëtuar gjigantin spanjoll edhe në takimin e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e mërkurë) si nikoqir në Bernabeu kundër Athletic Bilbaos, shkruan portali arbresh.info.

‘Los Blancos’ kanë barazuar me rezultat 1 me 1 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 33-të në La Liga falë golit të shënuar nga sulmuesi 33-vjeçar në minutat e fundit të takimit.
Me golin e shënuar herët në minutën e 15′ përmes Inaki Willimas, mysafirët ishin në epërsi deri në momentet e fundit të ndeshjes.

Por, Real Madridi arriti të barazojë shifrat në 1 me 1 në minutën e 87′ kur goditja nga Luka Modric u devijua nga Cristiano Ronaldo duke hyrë përfundimisht në portën e Kepa Arrizabalagas që ishte spekakolar sonte.
Real Madridi tani ka 68 pikë, 15 larg nga Barcelona si lidere e tabelës, ndërsa Athletic Bilbao gjendet në pozitën e 13-të me vetëm 40 pikë./arbresh.info/
Udhëtimi i Piero Hincapie nga të luajturit futboll në plazhe...
Trump: Irani dëshiron të bisedojë, por është tepër vonë
A do ta votonte LDK-ja Glauk Konjufcën për president? – Ja ç...
Begaj takim me akademikë nga Shqipëria dhe Kosova: Rol thelb...
LDK: Deri në këto momente s’kemi marrëveshje me VV-në, kemi ...
Hoti merr vendim për themelimin e katër komisioneve