Sulmuesi Cristiano Ronaldo është njëri nga yjet e skuadrës së Real Madridit që rrezikon suspendimin për ndeshjet e mbetura në La Liga.
Zinedine Zidane do të vë në funksion njëmbëdhjetëshen më të mirë ndaj Celta Vigos dhe Malagas, por Cristiano Ronaldo, Isco dhe Lucas Vazques janë vetëm me një karton të verdhë larg nga suspendimi, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Sulmuesi i Real Madridit zgjedh klubin e ri (FOTO)
Treshja do të luajnë ndeshjen kundër Celta Vigos, por nën frikën se mund të mungojnë takimin tjetër në ‘Estadio La Rosaleda’.
Pjesë e këtij shqetësimi të madh për ‘Los Blancos’ është edhe sulmuesi portugez. Kundër Sevillas ai ishte afër ndëshkimit, por gjyqtari vetëm paralajmëroi atë pas një përballje me Clement Lengletin.
Nëse Ronaldo ndëshkohet me karton të verdhë në këtë ndeshje atëherë do të ishte një humbje e madhe për Real Madridin në ndeshjen e fundit në ligë./arbresh.info
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...