Cristiano Ronaldo e vlerësoi si “një natë magjike” ndeshjen ndaj Atleticos në UEFA Ligë të Kampionëve.
Sulmuesi inspiroi skuadrën e Juves duke regjistruar një hat-trick të jashtëzakonshëm për të siguruar fitore me rezultat 3 me 0 duke vazhduar tutje në çerekfinale, shkruan portali arbresh.info.
“Parashikohej të ishte një natë e veçantë dhe ashtu ishte, jo vetëm për golat, por për skuadrën”, ka thënë Ronaldo për faqen zyrtare të Juves.
“Ky është mentaliteti i kampionit, ky është udhëtimi që duhet ndjekur. Ne shijuam një natë magjike”
Dy golat nga Jose Gimenez dhe Diego Godin i siguruan fitore Atleticos me rezultat 2 me 0 në takimin e parë, por Ronaldo realizoi dy herë me kokë dhe konvertoi me sukses penaltinë vonë gjatë ndeshjes duke fituar me rezultat 3 me 2.
“Atletico ishte një skuadër e vështirë, por ne ishim më të fortë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, shtoi Ronaldo, i cili ka shënuar 124 gola brenda 160 paraqitjeve në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...