Paris Saint Germaini shpreson të josh sulmuesin Cristiano Ronaldo nga Real Madridi.
Sipas një raporti befasues nga ‘AS’, kampioni i Francës shpreson të siguroj nënshkrimin me superyllin e kampionit evropian duke i ofruar tij një kontratë që i siguron 45 milionë euro në vit, transmeton portali arbresh.info.
Ylli portugez ka ngjallur dyshime rreth të ardhmes së tij me komentet pas fitores në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.
Ronaldo zbuloi se do t’i njoftoj tifozët brenda një kohe të shkurt rreth vendimit të tij për të ardhmen, gjë që ka alarmuar skuadrën franceze.
Sipas gazetës së lartpërmendur, gjiganti në Liga 1 tashmë ka kontaktuar Madridin, por kërkesat e skuadrës spanjolle janë të mëdha dhe rregullat e UEFA-së për FFP mund pengojnë skuadrën në transferimin e tij./arbresh.info/
Rexhepi: Padia në Strasburg, hap i rëndësishëm për shqiptarë...
13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli
Rutte: Nuk ka plane që NATO të bashkohet me luftën kundër Ir...
Ministrja e Mjedisit: Mbrojtja e lumenjve dhe ujërave, prior...
Eman Rrahmani: E vlerësoj punën e presidentes Osmani, por vo...
Rriten çmimet e gazit deri në 45%, pas tensioneve në Lindjen...