Pierluigi Casiraghi nuk mendon se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, mund të shënojë 40 gola këtë sezon.
Përforcimi nga “Zonja e Vjetër” ka shënuar të paktën 40 gola në të gjitha kompeticionet çdo sezon që nga edicioni 2009/10 dhe i dha fund karrierës së tij në Real Madrid me 450 gola të shënuara brenda 438 ndeshjeve, transmeton portali arbresh.info.
Sezonin e kaluar në La Liga, portugezi shënoi 26 gola brenda 27 paraqitjeve, por Casiraghi nuk pret shifra të njëjta edhe në Serie A nga superylli.
“Futbolli italian dhe mbrojtësit tanë janë ndryshe nga Spanja”, ka thënë ish sulmuesi i Juves dhe Lazios për ‘Gazzetta della Sport’.
“Ai është këtu për të fituar, por nuk mendoj se mund të shënojë 40 gola si në La Liga”
Ronaldo pritet të hap nesër llogarinë në ndeshjen e parë si nikoqir në Serie A te Juventusi kundër Lazios./arbresh.info/
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...