Cristiano Ronaldo është duke ndjekur një rekord të dyfishtë të Lionel Messit dhe ish sulmuesit italian Beppe Signori.
Me golin e fundit të realizuar vonë gjatë ndeshjes kundër Lazios të dielën, Cristiano Ronaldo regjistroi golin e tij të tetë rresht në ndeshjet si mysafirë, transmeton portali arbresh.info.
Kjo është një arritje e jashtëzakonshme, por ende nuk është rekordi më i mirë në Itali ose Evropë.
Ish ylli i Real Madridit është duke synuar tani për të thyer rekordin e Beppe Signorit në Serie A.
Ish sulmuesi i Italisë e ka gjetur rrjetën në dhjetë ndeshje radhazi si mysafirë nga viti 1992 deri në vitin 1993 , ndërsa rekordin evropian e mban superylli Leo Messi, i cili ka arritur të shënojë në 13 ndeshje radhazi si mysafirë./arbresh.info/
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...