Cristiano Ronaldo është i gatshëm të largohet nga Real Madridi nëse klubi shet sulmuesin Karim Benzema këtë verë.
Ylli portugez ka pranuar se dëshiron të largohet nga kryeqyteti spanjoll verën e kaluar, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, që nga ajo Ronaldo është dukur sikur ka tërhequr komentet e tij duke insistuar se është i gatshëm të vendos lapsin në një marrëveshje të re në Madrid.
Kontrata aktuale e sulmuesit është vlefshme deri më 2021, por e ardhmja e tij është vendosur sërish në dyshime.
Bazuar në një raport nga gazeta spanjolle ‘Don Balon’, Ronaldo iu ka thënë drejtorëve në Madrid se nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveç të mendoj për të ardhmen e tij nëse Benzema shitet në fund të sezonit.
Francezi ka qenë pjesë e klubit thuajse që një dekadë.
Megjithatë, si një i rrethuar nga superyjet si Ronaldo dhe Gareth Bale, Benzema nganjëherë nuk ka arritur të tregoj klasin e tij te gjiganti në La Liga.
Përveç kësaj, Real Madridi synon përforcimin e linjës frontale gjatë verës dhe yjet si Robert Lewandowski dhe Mauro Icardi janë duke u përmendur si shënjestra të ‘Los Blancos’./arbresh.info/
Prévot: Do të avokojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshilli...
Tragjedia në Malishevë, Kurti: Jam i tronditur, ngushëllime ...
E ardhmja e Eduardo Camavingas te Real Madrid, një pikëpyetj...
Skandali me njehsorët, MINT gjobit KEDS-in me 30 mijë euro
Ulutash takon ministrin grek të Mbrojtjes, flasin për situat...
Kuvendi mblidhet nesër, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaz...