Cristiano Ronaldo dëshiron edhe një tjetër bashkatdhetar të tij te kampionët e Italisë. Transferimi i bujshëm i kësaj vere, pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, i ka kërkuar Juventusit që të sulmojë Barcelonën për Andre Gomes, sipas “Don Balon”.
Ky raport mediatik pohon besimin e plotë të Ronaldos, se bashkëlojtari i tij në kombëtaren luzitane do të përshtatej në mënyrë të përkryer me skemat dhe futbollin që preferon trajneri Massimiliano Allegri, shkruan Telesport.
Pavarësisht nga betejat e tij me Barcelonën, ish-ylli i Real Madridit mendon se mund ta ndihmojë 24-vjeçarin të arrijë potencialin që panë klubet më të mira të La Liga-s, që e ndiqnin atë në vendin e parë të merkatos.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...