Juventusi ka publikuar në uebfaqen e tyre zyrtare një deklaratë nga seanca e sotme (e mërkurë) stërvitore duke zbuluar disa informata të rëndësishme për “Zonjën e Vjetër”.
Mbi të gjitha, Juventusi konfirmoi se Cristiano Ronaldo do t’i nënshtrohet testeve për një lëndim të pësuar në kyçin e këmbës së majtë, transmeton portali arbresh.info.
Juventusi ka konfirmuar se Ronaldo dhe Douglas Costa janë stërvitur larg nga pjesa tjetër e skuadrës, ndërkohë që skuadra ka punuar në menaxhim të posedimit të topit si dhe në lëvizjet e përgjithshme të skuadrës.
Është ende e paqartë nëse Allegri do të rrezikojë me Ronaldon kundër Napolit, por padyshim se kjo është në ndeshje të cilën trajneri i Juventusit do të dëshironte ta kishte në dispozicion lojtarin.
Testet ndaj Ronaldos do të kryhen mëngjesin e nesërm dhe klubi më pas do të jetë në gjendje për të evoluar hapin tjetër.
Duke marrë parasysh ndeshjet e ardhshme shumë të rëndësishme si në ligë ashtu edhe në Ligë të Kampionëve, rrezikimi me Ronaldon kur nuk është plotësisht në gjendje të rregullt mund të jetë një gjë e tmerrshme për klubin./arbresh.info/
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz