Cristiano Ronaldo iu ka thënë yjeve të Real Madridit se ata nuk do ta fitojnë La Ligan, Kupën e Mbretit apo Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Kështu beson gazeta spanjolle ‘Don Balon’, e cila thotë se superylli portugez është zemëruar pas barazimit 0 me 0 të Realit ndaj Atletico Madridit mbrëmjen e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Shanset ishin të pakta ndërmjet rivalit të tyre lokal. Angel Correa, Toni Kroos dhe Kevin Gameiro kishin të gjithë mundësi të mira por nuk arritën të zhbllokonin rezultatin.
Antoine Griezmann vazhdoi me paraqitje pa gola te Atletico duke kaluar në tetë ndeshje, ndërsa Ronaldo vazhdoi fillimin e tij më të keq të mundshëm sezonin e La Ligas.
Rezultati e lë me dhjetë pikë Realin prapa Barcelonës në krye të tabelës.
Gazeta e lartpërmendur thotë se Ronaldo beson q loja ka mbaruar në garën për titull. Duke folur pas ndeshjes, Zinedine Zidane insistoi që skuadra e tij është ende në garë.
“Nuk është e pakalueshme. Jam i sigurt që Barcelona do të humbas pikë”, ka thënë Zidane pas ndeshjes.
“Ne duhet të vazhdojnë të bëjmë punën tonë dhe kjo është e gjitha. Kur e shihni që janë dhjetë pikë, duken shumë, por kjo do të ndryshoj. Jam i sigurt që kjo do të ndryshoj”
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...