Cristiano Ronaldo është i hapur rreth idesë për t’i bashkuar Juventusit derisa gjiganti italian është duke u përgatitur një ofertë 100 milionëshe.
Siç raporton ‘Daily Mirror’, Ronaldos, që u eliminua nga Kampionati Botëror pas disfatës 2 me 1 të Portugalisë kundër Uruguait, do t’i ofrohet një kontratë e re e vlefshme prej 26.5 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
Superylli është i hapur për largim nga Santiago Bernabeu këtë verë dhe Juventusi seriozisht është duke menduar transferimin e tij.
Po ashtu, thuhet se Real Madridi i ka “premtuar” portugezit se do të ketë mundësi të largohet nga klubi për një tarifë më të vogël se 1 miliardë euro që është klauzola e tij e blerjes.
Ronaldo besohet se do të vendos lapsin në një kontratë katër vjeçare te klubi në Torino./arbresh.info/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...